Bota

Cilët janë 5 pretendentët për kryeministër në Mbretërinë e Bashkuar?

Skandalet nuk po i ndahen kryeministrit britanik Boris Johnson dhe teksa dy ministra të tij – ai i financës dhe i shëndetësisë – dhanë dorëheqjen njëri pas tjetrit ditën e martën, e ardhmja e tij në politikë është më në rrezik se kurrë.

Më poshtë janë disa nga pretendentët kryesorë në rastin se ai jep dorëheqjen ose rrëzohet nga pushteti:

Rishi Sunak, 42

Rishi Sunak, ish-ministeri i finances britanik, Foto: REUTERS

Deri vitin e shkuar, ministri i financës ishte pretendenti i preferuar për të pasuar Boris Johnson si kryeministër.

Sunak është lavdëruar për menaxhimin e pandemisë dhe paketave të asistencës sociale që i erdhën në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë.

Por, së fundmi ai u përball me kritika rreth pasurisë së gruas së tij si dhe thyerjes së rregullave të COVID-19 së bashku me Johnson në festa e partygate.

Ditën e martë, ai dha dorëheqjen si ministër i financës dhe ka qenë një nga mbështetësit kryesor të nismës Brexit.

Liz Truss, 46

Foto e Liz Truss, sekretare e jashtme britanike / Foto: REUTERS

46-vjeçarja është një figurë publike e konservatorëve, e cila ka shpenzuar 2 vite krah Johson si sekretare e jashtme. Ajo është një pionere e lëvizjes Brexit dhe u emërua negociatore e Mbretërisë së Bashkuar me Europën vitin e shkuar.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Ditën e hënë, Truss tha se Johnson gëzon mbështetjen e saj 100% dhe i kërkoi kolegëve të bënin të njëjtën gjë.

Por së fundmi, ajo është fotografuar në një tank duke evokuar imazhin e famshëm të gruas së hekurt dhe kryeministres së parë grua Margaret Thatcher në vitin 1986.

Jeremy Hunt, 55

Ish-sekretari i jashtem britanik, Jeremy Hunt Foto: EPA

Ish-sekretari i jashtëm britanik doli i dyti pas Johnson në zgjedhjet e lidershipit brenda partisë konservatore në vitin 2019. Sipas kritikëve, ai mund të ofrojë një stil të politikë-bërjes krejt të kundërt të Johnson, më pak kontrovers dhe shumë më serioz.

Penny Mordaunt, 49

Foto e ish-ministres se brendshme te Mbreterise se Bashkuar, Penny Mordaunt

Ish-ministrja e brendshme e cila u pushua menjëherë pas ardhjes në pushtet të Johnson, është një tjetër pretendente për këtë post.

Mordaunt nuk ka treguar mbështetje ndaj Johnson duke i quajtur festat qeveritare gjatë karantinës “të turpshme dhe qesharake”.

Lexo më shumë  Rusia vë veton ndaj rezolutës së OKB-së të mbështetur nga SHBA-ja që ndalon armët bërthamore në hapësirë

Ajo ka thënë se votuesit meritojnë të shohin vetëm “profesionalizëm dhe kompetencë” nga qeveria dhe qeveritarët e tyre.

Nadhim Zahawi, 55

Ministri britanik i vaksinave gjate pandemise Nadhim Zahawi. Foto: REUTERS

Emërimi si ministër i vaksinave gjatë pandemisë i dha Zahawi-t një status të lartë dhe mjaft të respektuar për publikut britanik.

Fëmija i prindërve ish-refugjatë që erdhën në Britani nga Iraku mund t’i japë atij disa pikë më shumë se kandidatët e tjerë konservatorë.

Javën e shkuar, ai i tha se në një fazë të caktuar, do të ishte ‘privilegj’ për të nëse bëhej kryeministër.

Ben Wallace, 52

Ministri britanik i mbrojtjes Ben Wallace REUTERS/Peter Nicholls

Muajt e fundit, ish-ushtaraku dhe ministri i mbrojtjes është kthyer në konservatorin dhe anëtarin më të famshëm të qeverisë britanike, si rezultat i menaxhimit të krizës në Ukrainë.

Mbetet për t’u parë nëse ai do të mund të gëzojë mjaftueshëm suport nga anëtarët e Parlamentit Britanik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *