Bota

Cilat janë qytetet evropiane me cilësinë më të keqe të ajrit

Europa vijon të vuajnë nga cilësia e keqe e ajrit. Sipas një studimi të ri të kompanisë ‘Airly’, ndotja e ajrit është një fenomen veçanërisht i theksuar në qytetet e Ballkanit dhe Europës Qendrore.

Zagrebi, Bukureshti dhe Selaniku janë në krye të listës së qyteteve me niveli më të lartë të grimcave PM10 (grimcat me diametër mikroskopik, më pak se 10 PM).

Për ndotjen e dioksidit të azotit, nivelet më të larta gjenden në Napoli, Krakov dhe Bukuresht. Parisi është i pesti në listë pas Athinës. Tymi i shkarkuar nga trafiku rrugor është shkaktari kryesor.

Lexo më shumë  Zbulimi i inteligjencës: Putini i falsifikon vazhdimisht statistikat ekonomike

“Kemi marrë në konsideratë të gjithë llojet e ndotësve, sidomos dioksidin e azoti, thotë drejtuesi i kompanisë Airly Viktor Warchalowski. Dhe kemi konkukluduar se vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore hasen me probleme të ndryshme ndotjeje në krahasim me vende të Evropës Perëndimore. Në Francë apo në Mbretërinë e Bashkuar problem është niveli i dioksidit të azotit dhe trafiku”.

Ka ndryshime të mëdha mes vendeve, mes burimeve të ndotjes, por në fund ndotja e ajrit mbetet një nga vrasësit më të mëdhenj të njeriut, thotë kreu i Airly

Lexo më shumë  Zelensky për Witkoff dhe Kushner: Është mungesë respekti të shkosh në Moskë dhe të mos vish në Kiev

Një studim i fundit i Agjencisë Evropiane të Mjedisit ka treguar se 307.000 njerëz kanë vdekur para kohe në 27 vende të BE në 2019, për shkak të ndotjes së ajrit.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *