BallinaLajme

Cilat janë arsyet e emigrimit të shqiptarëve

Në fillim të viteve ’90 shqiptarët donin të jetonin në Europë, tani në fillim të viteve 2020-të ata duan të jetojnë si evropianë.

Eksodi i shqiptarëve gjatë viteve të para të tranzicionit kishte në qendër të tij personat me arsim të ulët dhe të papunë, por nxitësit e emigracionit vitet e fundit kanë ndryshuar. Për këto arsye u fol të martën, në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania.

Shëndetësia, shkollimi, shërbimet shoqërore dhe në përgjithësi përmirësimi i cilësisë së jetës janë bërë kërkesa kryesore që motivojnë edhe emigrimin.


Sipas një studimi nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale në vitin 2018, 52% e popullsisë shqiptare 18-40 vjeç, rreth 940 mijë banorë, dëshirojnë të largohen, ndërsa vetëm një dekadë më parë kjo shifër ishte 44%. Vetëm 7% e tyre kanë mundësi reale për tu larguar.

Duke bërë llogaritë, rezulton se rreth 34 mijë shqiptarë të moshave 18-40 vjeç mund të emigrojnë çdo vit dhe më shumë se gjysma e tyre janë me arsim profesional, universitar dhe pasuniversitar.

Dëshira për migrim është pak më e lartë në grupet që kanë të ardhura mbi mesataren se sa në ato që i kanë të ardhurat më të ulta.

Pra emigracioni i dekadës së katërt ka në qendër të tij popullsinë më aktive në Shqipëri dhe më prodhuese për tregun dhe ekonominë.

Lexo më shumë  Konjufca: Vendim i shkëlqyer avancimi i statusit e Kosovës në NATO
YouTube player