Bota

Cila është fuqia e ushtrive të Rusisë dhe Ukrainës

Të gjitha raportet ndërkombëtare thonë se Rusia ka dislokuar numër të madh ushtarësh në kufi me Ukrainën, në pritje të momentit për ta pushtuar atë, apo një pjesë të saj.

Raportet flasin për 100 mijë ushtarë rusë të stacionuar në vijën e gjatë kufitare.

Zyrtarë ukrainas, të vetëdijshëm për forcën e tyre, shpresojnë në ndihmën e SHBA-së dhe BE-së.

“Ushtria ukrainase është e gatshme të mbrojë atdheun e saj. Aleatët tanë mund të përgjigjen me sulme ekonomike, ndërsa ne do të luftojmë në terren. Më vjen keq ta them këtë, por një numër i madh ushtarësh rusë do të vriten dhe shpresoj që edhe presidenti rus (Vladimir) Putin nuk e dëshiron këtë”, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitro Kuleba.

Në fakt, Rusia llogaritet si superfuqia ushtarake numër dy në botë, pas SHBA-së, por as Ukraina nuk qëndron keq. Sidomos, e favorizon fakti që mbrohet e nuk sulmon, për çka duhet më pak personel e pajisje.

Po cili është dallimi mes ushtrive të këtyre vendeve?

Për sqarim, Rusia është larg më e fortë në çdo segment.

Buxheti e këmbësoria

Rusia ka buxhet ushtarak vjetor 66.3 miliardë dollarë, kurse Ukraina 3 miliardë. Rusia ka 771 mijë ushtarë aktivë e 2 milionë rezervistë, ndërkohë Ukraina 200 mijë ushtarë aktivë e 1 milion rezervistë.

Lexo më shumë  Michael Roth nuk e përmban gjuhën pas dështimit të KiE me Kosovën: M*t! Evropa do të humbasë ndikim, situata po përkeqësohet

Forcat tokësore

Nga forcat tokësore, Rusia ka 20.050 tanke, 27.335 mjete të blinduara luftarake dhe 14.557 pajisje të ndryshme të artilerisë. Ukraina ka 2.045 tanke, 6.127 mjete të blinduara luftarake e 3.973 pajisje të artilerisë.

Forcat ajrore

Nga forcat ajrore, Rusia ka 4.441 mjete fluturuese. Këtu përfshihen 751 avionët luftarakë, 526 avionët shumëfunksional dhe 1.505 helikopterët. Ukraina ka 425 fluturake, prej tyre vetëm 39 avionë luftarakë, asnjë avion shumëfunksional dhe 243 helikopterë.

Forcat detare

Rol të rëndësishëm në luftë luan edhe marina. Rusia ka 314 anije. Prej tyre, një aeroplanmbajtëse, 18 anije shkatërruese të akulli, 10 fregata, 83 korveta dhe 59 nëndetëse. Ukraina ndërkohë ka vetëm 40 anije, e prej tyre vetëm një fregatë e një korvetë.

Armët nukleare

Rusia është vendi i dytë më i rëndësishëm në botë kur bëhet fjalë për kërkimin, posedimin dhe ruajtjen e armëve bërthamore, shkruan portali “Forcat e Armatosura”.

Edhe pse iu bashkuan vonë zhvillimit, rusët patën testin e tyre të parë bërthamor në vitin 1949, kur ishin në kuadër të BRSS-së. Edhe atëherë, ata befasuan Perëndimin, i cili besonte se sovjetikët nuk do të kishin armë bërthamore të paktën deri në vitin 1953 ose 1954. Pas provës së parë, BRSS-ja filloi të rrisë me shpejtësi numrin e kokave bërthamore që zotëronte. Nga fundi i viteve 1980, BRSS-ja ishte fuqia kryesore sa i përket numrit të armëve bërthamore të ruajtura – afërsisht 40.000.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

Edhe pse Ukraina nuk ka prodhuar kurrë armë të saj bërthamore, duhet pasur parasysh se disa dekada më parë kishte afër 5000 të tilla. Gjegjësisht, ky shtet ishte pjesë e BRSS-së deri në vitin 1991 dhe me shpërbërjen e tij, secili shtet mori një numër të caktuar të kokave bërthamore të Bashkimit Sovjetik. Kështu, në vitin 1991 Ukraina u bë vendi i tretë në botë për sa i përket numrit të kokave bërthamore.

Sidoqoftë, ukrainasit vendosën shpejt t’i heqin qafe armët e tilla. Tre vjet më vonë (1994), ata u bashkuan me Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) dhe në vitin 1996, të gjitha kokat e luftës u transferuan në Rusi dhe u çmontuan atje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *