Art & Kulturë

Çifti i të rinjve zbulojnë pikturat 400-vjeçare teksa rinovonin shtëpinë

Një çift të rinjsh të sapomartuar, teksa kanë qenë duke rinovuar shtëpinë e tyre, kanë gjetur piktura më shumë se 400-vjeçare.

Çifti nga Nju Jorku zbuluan pas mobilieve të vjetra të kuzhinës muralet e rralla.

Luke Budworth dhe partnerja e tij, Hazel Mooney menjëherë thirren institucionet përkatëse, të cilat zbuluan se veprat i përkisnin shekullit të 17. Nga autoritetet pikturat u konsideruan me “rëndësi kombëtare”.

Lexo më shumë  Kartolina, dritarja prej ku bota u njoh dhe u magjeps me bukurinë e gruas dhe veshjen tradicionale shqiptare

Veprat e artit ishin më shumë se 2 metra të gjata. Pikturat përmbajnë skena nga libri i poetit Francis Quarles i vitit 1635, ‘Emblems’, dhe besohet se datojnë midis vitit të botimit të tij dhe rreth vitit 1700.

Historianët thonë se pikturat janë më të vjetra sesa vetë ndërtesa, duke ngritur pikëpyetje në lidhje me vjetërsinë e banesës.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kartolina, dritarja prej ku bota u njoh dhe u magjeps me bukurinë e gruas dhe veshjen tradicionale shqiptare
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *