Çifti i Hollywoodit mbledh 35 milionë dollarë për Ukrainën, Zelensky i falenderon
Aktorët e njohur të Hollywoodit, Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, kanë arritur të mbledhin 35 milionë dollarë, të cilët do të shkojnë për refugjatët ukrainas.
Lajmin e ka bërë me dije vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili ka falënderuar çiftin për gjestin fisnik.
“Ata kanë mbledhur tashmë 35 milionë dollarë dhe po i dërgojnë në @flexport & @Airbnb për të ndihmuar refugjatët ukrainas. Mirënjohës për mbështetjen e tyre. Të mahnitur nga vendosmëria e tyre. Ata frymëzojnë botën.”- ka shkruar ai.
Rruga Press