BallinaLajmeOpinion/Aktualitet

Ç’i duhet e ardhmja vendit pa të tashme? Nga Nezir Kraki

Shumë vende janë prekur brutalisht nga koronavirusi por asnje qeveri deri sot nuk ka propozu ide më absurde per rimekembje e ndihmë sesa qeveria jolegjitime e Kosovës përmes zbrazjes së kursimeve pensionale.Dhe absurdi merr proporcione tragjike kur dihet që kursimet pensionale te popullit te Kosoves jane nder me te ultat ne Evropen gjeografike. Megjithate, asgjë e çuditshme! Ky është rezultati logjik i 20 viteve vjedhje e dhunimi te dinjitetit kolektiv te nje populli te dorezuar i cili ka hequr dore nga e ardhmja. Po, e ardhmja. Sepse kursimet pensionale janë te menduara per te ardhmen por ne vendet ku as e tashmja nuk ekziston, mbijetesa dita-dites është e ardhmja. E ardhmja e qytetarit te Kosoves rifillon çdo mengjes me instinktin per mbijetese. Prandaj edhe 10 euro shihen si dhuratë hyjnore per ta vazhdu jeten edhe nje dite më shumë derisa bandat politike kcejnë nga pazari në pazar për poste e për privilegje asnjehere te merituara. Dhe fasin për rimëkëmbje duke pretendu se ajo arrihet me ligj. Jo o idiotë, dinamizmi ekonomik dhe kultura politike nuk behen me ligje por me vullnet per t’i sherbyer interesit kolektiv. Ikni nga absurditeti i trustit dhe dilni nga logjika e zhvatjes nëse i keni dy fije mend e dy miligram integritet moral e personal.

Lexo më shumë  Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Shkëputur nga postimi në Facebook i Nezir Krakit.

YouTube player