Sport

Champions League ndryshon format dhe zgjerohet, Shqipëria nuk përfiton asgjë

Kupat europiane do të ndryshojnë format duke nisur që prej sezonit 2024-2025. UEFA ka publikuar draftet përkatëse të ndryshimeve ku Champions League tërheq vëmendjen më të madhe.

Ky kompeticion do të shtohet me 4 skuadra nga 32 në 36 dhe nuk do të zhvillohet më në një grup të mbyllur. Çdo skuadër do të luajë me 8 kundërshtarë dhe 8 të parat kualifikohen për në raundin tjetër bashkë me fitueset e ndeshjeve play-of nga vendi 9-24.

Të gjitha sfidat do të jenë me sistem vajtje-ardhje. Katër vendet shtesë do të caktohen si më poshtë;

1.     Vendit të tretë në kampionatin që renditet në pozicionin e pestë të UEFA-s

2.    Shtohet një vend në grupin e skuadrave që kualifikohen sipas skemës “Champions path”

3.    Dy vendet e fundit shkojnë për skuadrat e federatave që kanë dhuruar performancë më të mirë në sezonet e fundit të UEFA-s

Format i njëjtë me nga 36 skuadra do të aplikohet edhe në dy kompeticionet e tjera, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League. Nga një vështrim i parë, Shqipëria nuk përfiton asgjë nga këto ndryshime.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *