Champions League ndryshon format dhe zgjerohet, Shqipëria nuk përfiton asgjë
Kupat europiane do të ndryshojnë format duke nisur që prej sezonit 2024-2025. UEFA ka publikuar draftet përkatëse të ndryshimeve ku Champions League tërheq vëmendjen më të madhe.
Ky kompeticion do të shtohet me 4 skuadra nga 32 në 36 dhe nuk do të zhvillohet më në një grup të mbyllur. Çdo skuadër do të luajë me 8 kundërshtarë dhe 8 të parat kualifikohen për në raundin tjetër bashkë me fitueset e ndeshjeve play-of nga vendi 9-24.
Të gjitha sfidat do të jenë me sistem vajtje-ardhje. Katër vendet shtesë do të caktohen si më poshtë;
1. Vendit të tretë në kampionatin që renditet në pozicionin e pestë të UEFA-s
2. Shtohet një vend në grupin e skuadrave që kualifikohen sipas skemës “Champions path”
3. Dy vendet e fundit shkojnë për skuadrat e federatave që kanë dhuruar performancë më të mirë në sezonet e fundit të UEFA-s
Format i njëjtë me nga 36 skuadra do të aplikohet edhe në dy kompeticionet e tjera, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League. Nga një vështrim i parë, Shqipëria nuk përfiton asgjë nga këto ndryshime.
Rruga Press