Sport

Champions League, 11 skuadra të kualifikuara. “Luftë” për 5 bileta

Mbeten vetëm 90 minuta nga mbyllja e fazës së grupeve në Champions League. Ndeshja e fundit do të jetë vendimtare për 5 skuadrat që ende luftojnë për kualifikimin në turin tjetër dhe që do të plotësojnë tablonë e këtij edicioni në fazën e 1/8.

Deri më tani janë 11 skuadrat e kualifikuara. Mes tyre, gjigantë si Bayern Munchen, Manchester City, Liverpool, Chelsea dhe Real Madrid, apo Paris Saint Germain dhe Manchester United. Aventurën e vazhduan edhe dy italianet Juventus e Inter, teksa ecuri surprizuese regjistruan padyshim Ajax dhe Sporting Lisbon.

Atalanta ka në dorë fatin e saj, në sfidën direkte me Villarreal. Italianët kërkojnë me patjetër fitore, ndërsa spanjollëve do t’u mjaftonte edhe një pikë në Bergamo për t’u kualifikuar.

Lexo më shumë  “Do ishte festë globale për të gjithë shqiptarët”, Stakosha flet për FIFA-n: Ndaj Polonisë është një finale, besojmë

Situatë më pak e favorshme për Milanin, që duhet të fitojë me Liverpool dhe do të mbajë një sy nga ndeshja Porto-Atletico Madrid, duke shpresuar që portugezët nuk do të fitojnë.

Pas Borussia Dortmund, edhe Barcelona është një tjetër emër i madh që rrezikon të eliminohet. Katalanasit duhet të fitojnë në ndeshjen e fundit me Bayern sepse Benfica luan me Dinamo Kiev, që është e eliminuar dhe nuk ka më asnjë objektiv.

Gjithçka është e hapur në Grupin G, ku Lille kryesuese me 8 pikë kualifikohet në rast fitoreje ose barazimi në fushën e Wolfsburg të vendit të fundit, që ka 5 pikë, apo edhe thjesht me humbjen apo barazimin e Salzburg ndaj Sevilla. Nëse Salzburg mposhtet dhe Wolfsbug fiton, gjermanët festojnë pasi janë të avantazhuar nga duelet direkte, ku kanë fituar 3-1 dhe kanë humbur 2-1.

Lexo më shumë  UEFA zgjedh anglezin Anthony Taylor për sfidën e Shqipërisë kundër Polonisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *