Lajme

“Çfarë tradhtari!”/ Ushtari gjerman që luftoi në UÇK flet për Behgjet Pacollin: Po përsërit gënjeshtrat e Putinit

Roland Bartetzko, gjermani i cili ka shërbyer si pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të Behgjet Pacollit të dhënë për lidhur me ngjarjet që po ndodhin në Kazakistan.

Sipas Bartetzkos, konstatimi i Pacollit se protestat po organizohen nga një “faktor i jashtëm” është një gënjeshtër e Vladimir Putinit.

Dhjetra protestues u vranë sot dhe Rusia vendosi trupa në Kazakstan. Ndërkohë, Pacolli po përsërit gënjeshtrat e Putinit se protestat janë organizuar nga “të huajt”. Çfarë tradhtari!”, ka shkruar Bartetzko.

Lexo më shumë  Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

Pacolli i cili njihet për miqësinë dhe afërsinë e tij me ish-presidentin kazak Nursultan Nazarbayev dje ka aluduar që trazirat në shtetin aziatik janë duke u organizuar nga një faktor i jashtëm dhe sipas tij, një gjë e tillë është tejet e dukshme.

“Trazirat janë të organizuara nga faktori i jashtëm, kjo është ma se evidente”, ka potencuar Pacolli.

Rruga Press

Lexo më shumë  Shkarkimi i Escobarit, Bugajski: Koha që ShBA-ja të emërojë një të dërguar të pakorruptuar
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *