Lajme

Çfarë thoshte Millosheviçi për Kosovën në negociatat e fshehta me ish-Kryeministrin kroat

Shkruan Durim Abdullahu

Në librin e tij “Të gjitha negociataat e mia sekrete me Sllobodan Millosheviqin”, Hrvoje Šarinić ish-Kryeministër i Kroacisë (1992/’93), shef stafi i zyrës së presidentit kroat dhe një nga njerëzit më të afërm të liderit kroat Franje Tudjman, rrëfen disa episode shumë me rëndësi për planet e Beogradit për Kosovën.

Si diplomat, Hrvoje Šarinić ka negociuar shumë herë fshehtas me Sllobodan Millosheviqin, për çka u ftua si dëshmitar në Hagë, gjatë procesit kundër Millosheviqit. Në dëshminë e tij, Hrvoje Šarinić kishte thënë se në një takim më 12 nëntor 1993, Millosheviq i kishte thënë: “Jua them haptas se me Republika Srpskan në Bosnjë, që herët a vonë do të bëhet pjesë e Serbisë, e kam zgjedhur 90% të çështjes kombëtare serbe, ashtu siç e ka zgjedhur Tudjmani çështjen kombëtare kroate nëpërmjet Herceg-Bosnjës.”

Lexo më shumë  Deri me tani 313 serbë kanë konvertuar patentë shoferët ilegalë në RKS

Ndërkaq, në një takim tjetër, të zhvilluar më 10 mars 1998, kur H. Šarinić e kishte pyetur për Kosovën, S. Millosheviq i ishte përgjigjur: “Ne do të organizojmë një kuvend dydhomësh në të cilën nuk do të ketë mbivotim, nuk do të ketë asnjë mundësi për tu mbivotuar njëri nga tjetri”. Dhe pasi Šarinić ia kishte kthyer: “Epo, President, kjo është në rregull, por kjo është shumë më pak se sa ajo që kishte Kosova sipas kushtetutës së vitit 1974”; Millosheviq i qe gjegjur kështu: “Po, por ky ishte një gabim që ne nuk do ta përsërisim me asnjë çmim”.

Lexo më shumë  Suspendohet gjyqtari Agim Kuçi pas rastit të Enver Sekiraqës

Millosheviq as që e imagjinonte që Kosova do të çlirohej dhe do të pavarësohej si shtet, duke prishur projektin e tij për të legjitimuar pushtimet territoriale të Serbisë për më shumë hapësirë jetese dhe për gjithëpërfshirje të serbëve në një shtet. Projekti i një Serbie të Madhe është modifikuar, por ai ka mbetur synimi më i madh i Serbisë edhe sot. Dhe veçanërisht sot, me ministrin e dikurshëm të Millosheviqit, Aleksandar Vuçiqin në krye të Serbisë, ky projekt është duke u synuar fare hapur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *