Lajme

Çfarë tha Vuçiqi kur u pyet rreth deklaratës së Edi Ramës se ‘Ballkani i Hapur’ e kreu misionin e tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Ballkani i Hapur është “një ide autoktone e popujve të Ballkanit” dhe se nuk beson që kryeministri shqiptar Edi Rama mund të ketë thënë se kjo iniciativë e ka përfunduar misionin dhe se është koha për tu përfshirë në procesin e Berlinit.

Këtë gjë, sipas mediave serbe, Vuçiqi e ka thënë kur është pyetur për të komentuar deklaratën e Ramës për Ballkanin e Hapur, në të cilën ai ka thënë se kjo iniciativë e ka përfunduar misionin dhe se ka ardhur koha që të “zhytemi” në procesin e Berlinit.

“Nuk jam i sigurt se është pikërisht ajo që tha ai, por shpresoj se do të mund ta shoh së shpejti. Ballkani i hapur është një ide autoktone e popujve të Ballkanit, serb, shqiptar, maqedonas, por është mbështetur edhe nga një pjesë e konsiderueshme e boshnjakëve dhe njerëzve në Mal të Zi që nuk janë serbë”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Lexo më shumë  Aksion policor sërish në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe municion në kulmin e një ndërtese

Ai tha se e njihte mirë Ramën dhe se ishte thuajse e pamundur që ai të kishte thënë një gjë të tillë.

“Unë gjithmonë do të mendoj se ideja jonë, dhe jo e imponuar nga jashtë, do të jetë më e mirë, pavarësisht nga përmbajtja e dëshirave tona. Kjo është shprehje e dëshirave, pritjeve dhe marrëdhënieve tona, jo diçka me presion”, përfundoi Vuçiq.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, para dy dite kishte thënë se “Ballkani i Hapur” ka kryer misionin e ka kryer misionin, gjersa sipas tij tash duhet shtyrë përpara Procesin e Berlinit.

Lexo më shumë  Ekonomia, peng i ndërtimit, mori 73.5% të investimeve të brendshme

“… natyrisht që Procesi i Berlinit është aksi ynë kryesor. ‘Ballkani i Hapur’ ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, e kemi Procesin e Berlinit në Tiranë…”, ka thënë ndër tjerash Rama.

Ndryshe, nisma Ballkani i Hapur ishte vazhdimësi e Mini-Shengenit ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe është kundërshtuar fuqishëm nga liderët e Kosovës.

Rruga Press

YouTube player