Çfarë po u thuhet rusëve për pushtimin
“Kemi pritur shumë kohë për ju” është titulli i tabloidit rus Komsomolskaya Pravda, me sa duket një citim i njerëzve “të çliruar” të Lysychanskut teksa dolën nga bodrumet e tyre, shkruan korrespondentja e Sky News nga Moska, Diana Magnay.
Sipas narrativës ruse, ky është çlirim. Një operacion special ushtarak (mos përmendni fjalën “luftë”) ku ruajtja e jetëve të trupave ruse dhe mbrojtja e civilëve është prioriteti kryesor, sot sipas ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu.
Natyrisht, asnjë fjalë për viktimat ruse teksa ai foli humbjet e Ukrainës. Nuk ka pasur asnjë përditësim për viktimat ruse që nga marsi dhe asnjë përcaktim zyrtar për të zhdukurit. Jo shumë ngushëllim për ato familje që mendojnë se me të vërtetë duhet të kishin dëgjuar diçka nga djemtë dhe vëllezërit e tyre në vijën e frontit deri tani.
Tani Luhansku është marrë, narrativa ka ecur përpara. Vladimir Putini ka urdhëruar ata trupa të përfshirë në ofensivën e Luhanskut të pushojnë dhe të rigrupohen, ndërsa divizionet Zapad (Perëndim) dhe Vostok (Lindje) (ndoshta, por jo domosdoshmërisht arsyeja për shenjat famëkeqe Z dhe V) të vazhdojnë në drejtim të Donetskut.
Sepse ajo që populli rus duhet të kuptojë nga kjo është se gjithçka është në rrugën e duhur. Operacioni special ushtarak po shkon sipas planit, kështu që rusët mund të shijojnë diellin e verës pa u shqetësuar shumë për aktivitetet e ushtrisë së tyre në vendin fqinj./Sky News
©Rruga Press