Bota

Çfarë po ndodh përgjatë kufirit mes Bullgarisë dhe Turqisë?

Bullgaria ka kërkuar prej kohësh t’i bashkohet zonës Shengen të lëvizjes së lirë, e cila lejon udhëtimin pa kufij midis vendeve të zonës Shengen të BE-së pa iu nënshtruar kontrolleve kufitare.

Parlamenti Evropian dhe Komisioni i BE-së thonë se Bullgaria është gati t’i bashkohet zonës pa kufij dhe i kanë kërkuar Këshillit të BE-së që të japë dritën jeshile përpara fundit të vitit 2023.

Por anëtarësimi në Zonën Shengen kërkon unanimitet midis shteteve anëtare, shkruan Euronews.

Dhe deri më tani, Holanda dhe Austria kanë bllokuar përpjekjet e Bullgarisë për t’u anëtarësuar, duke paralajmëruar se një numër i madh emigrantësh po hyjnë në BE përmes të ashtuquajturës rrugë të Ballkanit Perëndimor.

Në të njëjtën kohë, disa OJQ kanë dhënë alarmin për përdorimin e dyshuar të dhunës nga rojet kufitare bullgare ndaj emigrantëve që përpiqen të hyjnë në vend.

Andaj, Euronews thotë se ka dërguar një dëshmitar i cili udhëtoi përgjatë kufirit turko-bullgar për të mësuar më shumë rreth këtyre gjërave.

Një rritje e tensioneve në kufi

Siç kujton shkrimi i Euronews, Bullgaria është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.

Perdja e Hekurt, e cila ndau Evropën pas Luftës së Dytë Botërore, është zëvendësuar nga një gardh modern kufitar për të parandaluar emigrantët të kalojnë ilegalisht në BE.

Lexo më shumë  Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve Buk – i goditën me dronët kamikaz

Në vitin 2022, policia kufitare bullgare pengoi 164,000 përpjekje për kalim të parregullt, krahasuar me 55,000 në vitin 2021, sipas shifrave të dhëna nga ministria e brendshme e Sofjes.

BE kohët e fundit caktoi 200 milionë euro në mbështetje financiare për të ndihmuar Bullgarinë të përmirësojë menaxhimin e saj të kufirit.

Por gjatë muajve të fundit, Bullgaria është tronditur nga ngjarje tragjike.

Disa oficerë policie janë vrarë në përplasjet rrugore ku përfshihen trafikantët e qenieve njerëzore që transportonin emigrantë.

Në shkurt, trupat e 18 shtetasve afganë të mbytur u gjetën në një automjet që transportonte lëndë drusore jashtë Sofjes, ku rreth 52 emigrantë u grumbulluan për disa ditë.

Përveç kësaj, janë ngritur akuza të shumta për rojet kufitare bullgare që rrahin emigrantët dhe i shtyjnë ata të kthehen në Turqi.

“Për një vit, ne kishim më shumë se 600 njerëz të cilët zyrtarisht treguan se ishin përballur me dhunë kufitare dhe zmbrapsje në kufi”, zbuloi Diana Dimova, themeluese e organizatës për të drejtat e njeriut “Mission Wings”. “Ne pamë kaq shumë plagë. Policia kufitare bullgare i rrahu”, shtoi ajo.

Koordinatori dhe përkthyesi lokal i ‘Mission Wings’ Hamid Khoshseiar është nga Irani. Mjeku kaloi dy vjet në burgun famëkeq Evin në Teheran.

Lexo më shumë  Zelensky: Ukraina po punon për përmirësimin e programit të dronëve

Hamid kaloi Turqinë dhe marshoi në këmbë në Bullgari – ku takoi rojet kufitare bullgare.

“Më detyruan të hiqja këmishën, deri në qafë – dhe të shtrihesha në tokë. Dhe pas kësaj, ata filluan të më rrihnin. Unë kisha një shkop për që e përdorja për të ecur. Filluan të më rrihnin me atë shkop derisa u thye”, ka treguar ai për Euronews, përcjell Telegrafi.

Komiteti Bullgar i Helsinkit, një OJQ për të drejtat e njeriut me seli jashtë Sofjes, dokumentoi 5000 raste të kthimit të paligjshëm në vitin e kaluar. Ekspertët thonë se shifra reale mund të jetë shumë më e lartë.

Policia bullgare mohon mizorinë

Platforma investigative ndërkombëtare ‘Lighthouse Reports’ i dha Euronews qasje në një video që shfaqte emigrantët duke u përpjekur të ngjiten mbi një gardh kufitar, duke hedhur gurë dhe duke fyer.

Pastaj disa të shtëna mund të dëgjohen. Njëri nga emigrantët bie poshtë. Ai është plagosur rëndë.

Rruga Press

YouTube player