Bota

Çfarë po ndodh në Moskë? Putini fillon arrestimet brenda qeverisë

Putini ka filluar një valë arrestimesh akademikësh, ish funksionarë të shtetit dhe këshilltarë të tij.

Së fundi është arrestuar edhe këshilltari i presidentit Vladimir Putin, gjithashtu edhe ekonomisti më i njohur i vendit Vladimir Mau. Ai është i njohur gjithashtu si anëtar i bordit të Gazprom, dhe  kreu i Akademisë Presidenciale të Ekonomisë dhe Administratës Publike, instituti që ka formuar pjesën më të mirë të drejtuesve pas rënies formale të komunizmit.

Lexo më shumë  BE zgjat edhe për 6 muaj të tjerë sanksionet ndaj Rusisë, Kaja Kallas: Moska duhet të paguajë për dëmin që po shkakton

Vladimir Mau ishte një nga bashkëpunëtorit e ish-kryeministrit ekonomist Yegor Gaidar, që aplikoi të ashtuquajturën “terapia e shokut”, që për disa varfëroi shtresat e mesme, por për të tjerë shpëtoi vendin nga kolapsi në vitet ’90. Ish këshilltari i presidentit akuzohet për mashtrim dhe përvetësim fondesh nga Instituti që drejton, të rreth 4000 mijë dollarëve.

Arrestimet vijnë si pasojë e një hetimi anti-korrupsion që ka vënë në pranga edhe një ish-zëvendësministre të Arsimit, Marina Rakova, dhe personalitete të ndryshme akademike.

Lexo më shumë  Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve

Sipas kritikëve, në fakt akuzat për korrupsion janë një fasadë ku Putin fsheh vullnetin e tij për të izoluar pjesën liberale të akademisë ruse, që mund të kundërshtojë hapur gjendjen ku ndodhet vendi pas vendimit të pushtimit të Ukrainës, që praktikisht ka izoluar Moskën zyrtare nga tregjet perëndimore. /Reuters

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *