Bota

Çfarë po ndodh me rrezatimin në termocentralin e Zaporizhzhias? Arsyeja e daljes nga rrjeti

Të enjten, për herë të parë në historinë e tij, termocentrali ukrainas i Zaporizhzhias, është shkëputur tërësisht nga rrjeti, për shkak të zjarreve, njoftoi ndërmarrja shtetërore “Energoatom”.

“Sot, për shkak të zjarreve në gropat e TEC Zaporizhzhias, të vendosura pranë centralit, linja e katërt e komunikimit mes ZNPP-së dhe sistemit energjetik, u shkëput dy herë”, njoftoi operatori rregullues, transmetoi BBC-ja të enjten.

Sipas operatorit, tri linja u shkëputen e vetëm njëra – ajo e linjës Dniprovskas, është duke funksionuar.

Lexo më shumë  Franca dhe Britania në bisedime për t’i dhënë fund marrëveshjes së emigrantëve

“Aktualisht po përgatitet lidhja e një prej njësive të energjisë me rrjet. Veprimet e pushtuesve shkaktuan një shkëputje të plotë të ZNPP-së nga rrjeti elektrik, i pari në historinë e stacionit”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, BBC-ja bëri të ditur se sipas matjeve, ndotja e rrezatimit është normale.

“Që nga ora 14:30, sfondi i rrezatimi në qytet është 10.4 mikroroentegjenë në orë, që korrespondon me nivelin natyror”, u tha tutje.

Centrali bërthamor i Zaporizhzhias, i ndërtuar në epokën sovjetike, është reaktori më i madh në Evropë. Territori pranë tij po kontrollohet nga trupat ruse që nga marsi, megjithëse objekti ende menaxhohet nga shkencëtarët ukrainas.

Lexo më shumë  BE gati një paketë 50 miliardë dollarë për Ukrainën

Autoritetet ukrainase deklaruan javën e kaluar se ekziston frika që Rusia ta mbyllë njësinë funksionale të energjisë në central, i cili në gjendje normale siguron rreth 1/5 e energjisë elektrike të tërë Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *