Lajme

Çfarë po ndodh me autobusët në Tiranë? – Prishet edhe një tjetër, ‘ngec’ në mes të rrugës

Një tjetër autobus është prishur në Tiranë. Autobusi jeshil i Qytet Studentit i cili ditë më parë u përfshi në një aksident pranë stacionit të autobusit, ka ngecur në mes të rrugës.

Pamjet tregojnë se si autobusi ka ngecur pranë shkollës ‘Harry Fultz’ në Tiranë. Policët e qarkullimit rrugor ndodhet pranë urbanit i cili është stacionuar në rrugë, duke penguar qarkullimin e mjeteve.

Lexo më shumë  Kurti në EPC takon Frieden: Kërkon mbështetje për statusin kandidat në BE, falënderon Luksemburgun për 50 milionë euro ndihmë ndaj Kosovës

Autobusi është bosh, pasi pasagjerët dhe shoferi kanë dalë jashtë saj.

Kjo nuk është hera e parë që autobusët pësojnë të tilla defekte. Po i njëjti autobus u përplas me një stacion autobusi, ndërsa një tjetër i këtij lloji mbeti në mes të rrugës.

Më i rëndi me autobusët ndodhi një muaj më parë, ku një autobus i linjës së Unazës u përplas me një ‘Benz’ dhe të dy mjetet përfunduan në lumin e Lanës. Të lënduar pati, por ngjarja mund të ishte kthyer në tragjedi. 

Lexo më shumë  Aksidenti tragjik që i mori jetën dy fëmijëve në Durrës/ AMP nis hetimet: Policia nuk ka reaguar ndaj denoncimeve të vazhdueshme të banorëve ndaj shoferit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *