Bota

Çfarë përfshihet në ndihmat e reja ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara njoftuan ndihma të reja ushkatarke për Ukrainën, që sipas zyrtarëve të Pentagonit do të garantojnë mbrojtjen afatgjatë të këtij vendi. Deri tani Uashingtoni ka shpenzuar rreth 13 miliardë dollarë për të ndihmuar Ukrainën që të përballojë agresionin rus. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb sjell detaje.

Shtetet e Bashkuara njoftuan ndihma të reja ushkatarke për Ukrainën, me një vlerë prej 3 miliardë dollarë.

Bëhet fjalë për dronë “Puma”, radarë kundër artilerisë dhe si dhe gjashtë sisteme të avancuara të raketave tokë- ajër, si ato që përdoren për të mbrojtur qiejt e Uashingtonit.

Sipas zyrtarëve në kryeqytetin amerikan ndihmat e reja përmbushin nevojat afatgjata të mbrojtjes së Ukrainës. Po ashtu parashikohet edhe trajnimi i forcave të Ukrainës dhe mirëmbajtja e artilerisë së rëndë.

Lexo më shumë  SHBA: Disa njësi të ushtrisë izraelite kanë shkelur të drejtat e njeriut

Nënsekretari amerikan për Politikat e Mbrojtjes në Pentagon u tha gazetarëve se ndihmat do të jepen gjatë tre viteve të ardhshme.

“Këto lloj ndihmash janë një sinjal i qartë se nuk po i ofrojmë Ukrainës ndihma vetëm për tani, por do të jenë ndihma që do të zgjasin, do të jepen gjatë muajve dhe viteve, duke sfiduar llogaritë e gabuara që ka bërë presidenti Putin”, tha zoti Colin Kahl.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shpresojnë për një zgjidhje paqësore të konfliktit. Por zyrtari i Pentagonit thotë se Uashingtoni e projektoi këtë paketë ndihmash për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës, pavarësisht nga kohëzgjatja e luftës.

Lexo më shumë  Vendimi i Parlamentit Evropian: Surrogacia konsiderohet si shfrytëzim dhe trafikim i qenieve njerëzore

“Nëse lufta vazhdon me vite, këto ndihma janë të rëndësishme. Nëse ka një armëpushim, ose një zgjidhje paqësore, këto ndihma janë ende të rëndësishme, sepse Ukraina ka nevojë për aftësinë për të mbrojtur veten dhe për të penguar agresionin e ardhshëm.”

Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar rreth13 miliardë dollarë për të mbështetur Ukrainën, gjatë një viti e gjysmë.

“Kjo luftë është edhe lufta jonë. Ukraina po lufton edhe për ne. Kjo luftë është me të vërtetë, lufta edhe për të ardhmen e sistemit autoritar kundrejt demokracisë”, thotë Ivana Stradner nga Instituti amerikan “Enterprise”.

Administrata e zotit Biden thotë se këto nuk do të jenë ndihmat e fundit për Ukrainën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *