Bota

Çfarë ndryshon tani që Suedia dhe Finlanda janë drejt anëtarësimit në NATO? Si po merr fund neutraliteti 200-vjeçar

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson njoftoi sot se Suedia do të aplikojë për t’u anëtarësua në NATO. Në këtë rrugë është edhe Finlanda.

Ky është një ndryshim monumental për dy kombet që kanë një histori të gjatë neutraliteti gjatë luftës dhe duke që kanë qëndruar jashtë aleancave ushtarake, raporton BBC.

Rusia e kundërshton fuqimisht bashkimin e dy shteteve dhe përdor zgjerimin e aleancës ushtarake mbrojtëse të Perëndimit si pretekst për luftën e saj në Ukrainë.

Nëse e bëjnë këtë, kjo do t’i japë fund mbi 200 viteve të mos-angazhimit suedez. Finlanda miratoi neutralitetin pas një disfate të hidhur nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Çfarë ndryshon tani? Në disa mënyra, nuk do të ndryshonte shumë. Suedia dhe Finlanda u bënë partnerë zyrtarë të NATO-s në vitin 1994 dhe që atëherë janë bërë kontribues të mëdhenj të kësaj aleance. Ata kanë marrë pjesë në disa misione të NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Por një ndryshim i madh do të ishte zbatimi i “Nenit 5” të NATO-s, i cili e sheh një sulm ndaj një shteti anëtar si një sulm ndaj të gjithëve.

Lexo më shumë  Bideni zotohet t’ia dërgojë Ukrainës ndihmat e reja këtë javë

Për herë të parë Suedia dhe Finlanda, të cilat konfirmuan të dielën se do të aplikonin zyrtarisht për anëtarësim do të kishin garanci sigurie nga shtetet bërthamore.

Nga ana tjetër, mbështetja publike finlandeze për anëtarësimin në NATO ishte prej vitesh rreth 20-25%. Por që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, ajo ka arritur në një nivel rekord prej 76% , sipas sondazhit të fundit. Në Suedi, 57% e popullsisë dëshiron të bashkohet, përsëri shumë më e lartë se para luftës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *