Bota

Çfarë janë armët termobarike dhe si funksionojnë ato?

Frika është rritur për përdorimin e armëve termobarike nga Rusia pasi ambasadori ukrainas në SHBA tha se një “bombë vakum” – një term tjetër për armën – ishte përdorur gjatë pushtimit.

Përdorimi i armëve të tilla, të cilat thithin oksigjen nga ajri përreth për të gjeneruar shpërthim me temperaturë të lartë, ende nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur, megjithëse pamjet nga Ukraina kanë treguar raketahedhëse termobarike në automjetet ruse TOS-1.

Marcus Hellyer, analist i lartë në Institutin Australian të Politikave Strategjike, tha se ndërsa nuk ishte e qartë nëse ato ishin përdorur nga Rusia në Ukrainë, është vetëm “çështje kohe” që të nisë përdorimi i tyre. 

Si funksionojnë ato?

Arma termobarike, e njohur gjithashtu si një bombë aerosol, është një municion me dy faza.

Ngarkesa e fazës së parë shpërndan një aerosol të përbërë nga një material shumë i imët. Ngarkesa e dytë ndez atë, duke krijuar top zjarri, valë të madhe tronditëse dhe vakum ndërsa thith të gjithë oksigjenin përreth.

Vala e shpërthimit mund të zgjasë shumë më gjatë se një eksploziv konvencional dhe është në gjendje të avullojë trupat e njeriut.

Lexo më shumë  Presidenti i ri i Tajvanit i bën thirrje Kinës t’i ndalë kërcënimet

Armët e tilla përdoren për qëllime të ndryshme dhe vijnë në një sërë madhësish. Hellyer thotë se ajo që mund të shohim në Ukrainë është se Rusia i përdor ato në një rol “bunker-buster” për të shkatërruar pozicionet mbrojtëse. Versione jashtëzakonisht të mëdha, të lëshuara nga ajri, janë krijuar për të shkatërruar shpellat dhe tunelet.

Ku janë përdorur?

Bombat janë përdorur nga forcat ruse dhe perëndimore që nga vitet 1960. SHBA u mbështet në to në përpjekjet e saj për të eliminuar al-Kaedën në malet në Afganistan. Hellyer tha se Rusia kishte një histori më të gjatë me to sesa Perëndimi.

“Rusia ka sisteme në të gjithë spektrin… nga armët taktike mjaft të vogla, deri te bombat e mëdha, të lëshuara nga ajri. Separatistët që Rusia po i mbështeste në rajonin e Donbasit, ata i kanë përdorur prej disa vitesh”, tha Hellyer.

Në vitin 2000, Human Rights Watch dënoi përdorimin e armëve të raportuara nga Rusia një vit më parë në Çeçeni si “një përshkallëzim i rrezikshëm” me “implikime të rëndësishme humanitare”.

Lexo më shumë  Ukraina e zmbraps një sulm rus me dronë në Harkiv

Sa të rrezikshme janë?

Hellyer tha se armët termobarike ishin efektive në “qëllimin e tyre specifik” të “shkatërrimit kryesisht të pozicioneve mbrojtëse”. Ndërsa ato nuk përdoren për të depërtuar në një tank, ato mund të ishin një “armë shumë shkatërruese” kundër një ndërtese banimi.

“Ato nuk janë të paligjshme edhe pse efektet e tyre mund të jenë goxha të tmerrshme, për shkak të atij efekti të krijimit të një vakumi dhe thithjes së ajrit nga mushkëritë e viktimave potenciale”, tha ai.

Duke qenë se përdorimi i tyre është “mjaft standard” për sa i përket taktikave ruse, Hellyer tha se priste të shihte më shumë luftë termobarike në Ukrainë.

“Një nga gjërat që dimë për taktikat ruse është se ata janë të gatshëm të shkatërrojnë gjithçka. Është e qartë se ukrainasit po fshihen në bunker në disa nga qytetet… ndërsa kjo vazhdon, rusët do të përdorin gjithnjë e më shumë çfarëdo armësh që ata kanë, përfshirë armët termobarike në zonat e ndërtuara urbane”, përfundoi Hellyer.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *