KryesoreOpinion/Aktualitet

Çfarë interesi kanë medie të caktuara që raportojnë çdo ditë se sa është numri i policëve serbë që po e braktisin Policinë e Kosovës?

Nga Donik Sallova

Çfarë interesi kanë medie të caktuara kosovare që raportojnë çdo ditë se sa është numri i policëve serbë që po e braktisin Policinë e Kosovës? Kujt po ia tregojnë këtë shifër, kujt i interesojnë këta numra? Çfarë interesi kanë këto medie për të promovuar një lloj përshkallëzimi alarmues të braktisjes së policisë nga serbët? A janë inkurajuese këto raportime të përditshme për ata serbë që janë të integruar brenda institucioneve të Kosovës? Pse këto medie nuk bëjnë kurrë artikuj, analiza, reportazhe mbi gamën e gjerë të të drejtave që shteti i Kosovës u garanton serbëve në Kosovë? A kanë bërë mediat tona ndonjëherë ndonjë hulumtim mbi biografitë e komandantëve policorë të veriut? Pse media jonë nuk harxhon më shumë energji për të gjetur fakte që i ndërlidhin shumë prej udhëheqësve kriminalë të veriut me krimet e luftës në Kosovë në vitet 1998-99?

Lexo më shumë  Taravari-Peter Vanhoutte: Rruga evropiane e RMV-së do të jetë në duar të sigurta

Nuk është vetëm e qeverisë detyra e mbrojtjes së interesit publik, por është detyrë edhe e medies. Media e lirë duhet ta luftojë propagandën ngado që të vijë ajo. Media e lirë e botës demokratike nuk është antipod vetëm i qeverisë së vet, por edhe ndaj çdo faktori që cenon lirinë. Prandaj, në vend që të bëhen propaganduese të narrativës luftënxitëse të Serbisë kundrejt Kosovës, duke përhapur alarme apokaliptike sikur serbën ndodhen nën shtypjen millosheviqiane, është detyrë e medies të mbrojë dhe të përhapë të vërtetën, në radhë të parë tek qytetarët serbë të Kosovës. Në vend që t’i përkthejnë në shqip fjalimet serbisht të Vuçiqit e Daçiqit, është mirë t’u ofrojnë versione në serbisht faqet e portaleve të tyre si mundësi e informimit të drejtë e të vërtetë për popullsinë serbe të Kosovës e cila ndodhet në propagandën shantazhuese të Serbisë!

Lexo më shumë  Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *