KryesoreOpinion/Aktualitet

Çfarë i tha Rama presidentit Zelenski për krimet e Putinit, kur e dimë çfarë ai mendon për krimet serbe të luftës në Kosovë

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka shkuar për të vizituar Kievin, ku u takua edhe me presidentin ukrainas, Volodomir Zelenski. Bashkë me të ishte edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gazetari Baton Haxiu, i lidhur ngushtë me kryeministrin e Shqipërisë dhe ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, si dhe ish-deputeti i PS-së, dikur kundërshtar i Ramës në Partinë Socialiste, Ben Blushi.

Kjo vizitë vjen në kohë kur Ukraina gjendet përballë pushtimit rus.

Kujtojmë se pak kohë më parë, kryeministri Rama përbri presidentit serb Vuqiç, foli me gjuhë neutralizimi ndaj krimeve serbe, duke i njësuar krimet serbe të luftës me pësuesit e këtyre krimeve, shqiptarët. Ai e bëri këtë tretje duke e quajtur të shkuarën e vetëm para 20 viteve me emrin “rëmujë”, dhe dihet se në rrëmujë nuk ka fajtorë, sepse kush nuk do bënte gabim në situatë rrëmuje.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Këto shërbime rehabilitimi Rama ka shumë kohë që po i bën ndaj një Serbie që nuk e njeh Kosovën dhe krimet mbi të, e po të mundej i përsëriste këto krime në rastin e parë që i jepej.

Në lidhje me këtë vizitë të Ramës në Kiev ka pasur disa reagime, dhe disa prej tyre edhe me ton ironik, duke imagjinuar bisedën mes Ramës dhe Zelenskit. Nëse Rama mendon se Kosova është pjesë e rrëmujës po njësoj si Serbia e paramilitarëve të Millosheviqit, atëherë biseda mes Ramës dhe Zelenskit, sipas imagjinatës që rrjedhon nga analogjia mes krimeve serbe të luftës në Kosovë dhe krimeve ruse të luftës në Ukrainë, Rama me siguri që duhet t’i thotë Zelenskit se duhet t’i harrojnë krimet e Putinit dhe të shohin nga e ardhmja, pse jo dhe me ndonjë model Open Balkan mes Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Një inskenim të ngjajshëm se çfarë do t’i thoshte Rama presidentit Zelenski na e paraqet si më poshtë postimi i Bekim Qokut marrë nga llogaria e tij në facebook:

Shpresoj shumë që Edi Rama të mos i thotë Zeleniskit me kompetencë:

(Duke e marrë në grykë) Mos u mërzit, vëlla, se gjithë këto krime makabre, masakra, përdhunime, shkatërrime që kanë pllakosur sot Ukrainën nga ana e regjimit të Putinit, pas vetëm 20 vjetësh do i harroni dhe falni, bile do bëni aleanca dhe vëllazëri me vetë ministrat e Putinit.

Edhe popullit tim i ka ndodhur po e njëjta gjë para shumë kohësh nga serbët, po unë s’e çaja kokën as atëherë, as tani. Pa merak. Do kalojë. Do harrohen shpejtë e Ukranën do ta bëjmë si Shqipërinë.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *