Lajme

Çfarë efekti sjell rritja e inflacionit në jetën e përditshme

Me nisjen e luftës në Ukrainë edhe inflacioni është rritur. Por çfarë është inflacioni?

Inflacioni është një rritje e përgjithshme e çmimeve të çdo gjëje. Ushqimeve, pijeve, transportit dhe çdo produkti të përditshëm

Inflacioni nuk ka të bëjë me rritjen e çmimit të domates, apo një produkti tjetër, për shkak të kërkesës së lartë në treg për atë produkt.

Inflacioni ka të bëjë me rritjen e çmimeve të perimeve në përgjithësi, por edhe produkteve të tjera – të ndryshme – njëkohësisht.

Për konsumatorët, kjo përkthehet në: rritje e përgjithshme e çmimeve të produkteve që konsumojmë, dhe paguajmë. Këtu përfshihet: pazari i përditshëm i shportës, nafta, taksi apo bileta autobusi.

Lexo më shumë  Kurti: Strategjia për ujë siguron menaxhim me nevojat shtetërore

Për bizneset, inflacioni do të thotë rritje e përgjithshme e çmimeve të gjërave që ata paguajnë. Kjo përfshin: furnizimet, fatura e energjisë elektrike, apo materialet bazë me të cilat përgatisin ushqimet, kafen, apo çfarëdolloj shërbimi të ofruar.

Inflacioni gjithashtu lidhet me element tjetër: Rritjen e çmimeve të shportës që konsumojmë në jetën e përditshme. Rritja mesatare, për të gjithë shoqërinë, përcakton edhe shkallën e inflacionit.

Për shembull, edhe nëse çmimi i biletave të autobusit në vend rritet, kjo nuk do të shkaktonte inflacion, përveç rastit kur pjesa më e madhe e qytetarëve do e përdorte atë, vazhdimisht.

Lexo më shumë  Tensione para bashkisë/ Protestuesit heqin gardhin metalik, përplasen me policinë

Arsyeja pse inflacioni është i rëndësishëm është sepse mund të ulë standardin e jetesës së njerëzve. Kur çmimet rriten më shpejt se pagat, njerëzit faktikisht bëhen më të varfër.

Me 100 lekë sot, blen më pak sesa blihej para 5 vjetësh po me 100 lekë. Për këtë arsye ekziston shprehja se: inflacioni është taksa më e keqe për të varfrit.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Maj 2022 në Shqipëri është 6,7 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,8%.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *