Bota

Çfarë është sistemi i shumëfishtë raketor amerikan dhe pse ukrainasit e kërkojnë me ngulm?

Zyrtarët ukrainas kanë bërë thirrje që t’ju dërgohet sistemi raketor me rreze të gjatë veprimi, me të cilin do t’i kundërviheshin forcave ruse në jug dhe lindje të vendit.

NATO-ja heziton të dërgojë armë të rënda në Ukrainë, nga frika se kjo mund të provokojë një konflikt më të gjerë nga ana e Moskës, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  SHBA-ja ka dërguar fshehurazi në Ukrainë raketa me rreze të gjatë, thonë zyrtarë amerikanë

Por gjatë 24 orëve të fundit, ka pasur shumë raportime se Shtetet e Bashkuara po dërgojnë sistemin e shumëfishë raketor i njohur si MLRS.

M270 MLRS përdoret që përdoret nga ushtria amerikane, mund të shkrep deri në 12 raketa brenda më pak se 60 sekonda.

Saktësia ruhet pas shkrepjes, pasi që kompjuteri ri-orienton lansuesin e raketave pas çdo përdorimi.

Lexo më shumë  Bideni zotohet t’ia dërgojë Ukrainës ndihmat e reja këtë javë

Varësisht nga municioni që përdoret, MLRS mund të godet caqet nga një distancë prej 300 kilometrave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *