Lajme

Çfarë është sistemi amerikan anti tank ‘’Javelin’’, të cilët pritet të jenë pjesë e arsenalit të FSK-së?

Javelin është një municion i drejtuar kundër tankeve që mund të mbahet dhe lëshohet nga një person i vetëm. Është bërë nga Javelin Joint Venture, një partneritet midis Raytheon dhe Lockheed Martin, brende të mirënjohura të teknologjisë ushtarake amerikane.

Javelin i siguron ushtrisë amerikane, trupave të marinës amerikane dhe klientëve të shumtë ndërkombëtarë raketë me rreze të mesme, “qëllo dhe harro” për përdorim kundër një grupi të gjerë objektivash, duke përfshirë automjete të blinduara, bunkerë dhe streha.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Pjesa e nisjes së komandës së sistemit, ose vëzhgimi, kryen mbikëqyrje, duke lejuar një predhë inteligjente të shohë objektivat. Javelin mund të vendoset në platforma të shumta dhe të përdoret edhe gjatë ditës edhe gjatë natës dhe në çdo lloj kushti klimatik e atmosferik. Programi ka demonstruar gjithashtu se Javelin mund të gjuhet nga një lëshues në distancë i montuar në një mjet tokësor pa pilot.

Javelin është përdorur në Afganistan dhe Irak në më shumë se 5000 angazhime. Sistemi është planifikuar të jetë në inventar deri në vitin 2050.

Anti tanku inteligjent Javelin, po korr sukses të jashtëzakonshëm nga forcat ukrainase kundër tankeve ruse, sidomos kundër modelit T-72. Janë me qindra raste , ku sistemi Javelin ka goditur objektivat ruse në mënyrë tejet efikase.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake
YouTube player