KryesoreLajme

Çfarë është modeli i “Asociacionit kroat”, modeli që Kurti propozoi në Bruksel?

Mbrëmjen e djeshme në Bruksel, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Serbia qartazi do një Republika Sërpska në Kosovë.

Pas takimit me Vuçiqin dhe përfaqësuesit e BE-së, Kurti deklaroi për mediat se në tryezë hodhi idenë e modelin e “Asociacioni kroat”.

“Draft-statuti i prezantuar sonte nga ekipi menaxhues, është rezultat i dëshirës për Republika Sërpska në Kosovë. Qartazi ekziston kjo dëshirë, ndërkohë që vizioni që propozova unë është i frymëzuar nga një marrëveshje që ka bërë vetë Serbia. Është marrëveshja e Serbisë me Kroacinë, ku parashikohen të drejtat e pakicave serbe në Kroaci”, tha Kurti.

Por çfarë për përmban “Asociacioni kroat”?

Këshilli i Përbashkët i Komunave Serbe (Zajedničko veće opština – ZVO), përmbledh komunat ku jetojnë serbët në lindje të Kroacisë, është modeli të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dhënë si propozim në Bruksel për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

Kurti pas përfundimit të takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq e ndërmjetësit, Josep Borrell e Miroslav Lajçak tha se ka dhënë këtë variant si “draft-vizioni”.

Ky model kroat, i cili është krijuar pas përfundimit të konflikteve në Sllavoninë Lindore në Kroaci, është futur në Marrëveshjen e Erdutit me dokumentin me anë të të cilit është konfirmuar ri-integrimi paqësor i rajoneve që kontrolloheshin nga serbët nën autoritetin e Zagrebit.

Organi është gardian i interesave të komunitetit serb në dy qarqe kroate: Osijek-Baranja dhe Vukovar-Srem, ndërsa përbëhet nga përfaqësues të nëntë komunave.

Lexo më shumë  Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor

Ai është mekanizëm politik, këshillues dhe koordinues, i zgjedhur në mënyrë demokratike që ka kompetenca “vetëmenaxhuese” sa i përket çështjeve të të drejtave civile dhe kombëtare të serbëve, si dhe çështjeve të identitetit, kulturës, pjesëmarrjes dhe integrimit të tyre në shoqërinë kroate.

Këshilli i Përbashkët i Komunave Serbe mund të jetë shoqatë qytetarësh të cilën, sipas ligjit kroat, mund ta formojë kushdo nga minimumi tre persona – ajo formohet në bazë të dokumenteve ndërkombëtare si Marrëveshja e Erdutit dhe vendimit të Qeverisë së Kroacisë. Pra, ajo nuk përbën një njësi territoriale.

Kjo pajisje për serbët në Kroaci ishte themeluar mbi bazën e “traditës shekullore të vetëqeverisjes serbe” në Kroaci, e cila shkon prapa në kohën e kuvendeve para kishtare/publike, përmes akteve ligjore dhe politike që rregullonin pozitën e serbëve në Kroaci gjatë shekujve XVIII dhe XIX.

Asambleja Themeluese e Këshillit të Përbashkët ishte mbajtur në vitin 1997 në Zagreb me nxitjen e Aleancës së Organizatave Serbe dhe anëtarëve të saj: Shoqatës Kulturore Serbe, Forumit Demokratik Serb, Komunitetit të Serbëve nga Rijeka dhe Istria si dhe Këshilli i Përbashkët i Komunave Serbe.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia

Pas miratimit të Aktit Kushtetues për të Drejtat e Pakicave Kombëtare në vitin 2002, kishte ndryshuar edhe struktura organizative e këshillave të pakicave kombëtare etnike. Anëtarët zgjidhen me votim të fshehtë, në zgjedhjet e organizuara nga shteti kroat në të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale.

Në nivel komunal, këshilli i serbëve zgjidhet nëse aty jetojnë së paku 200 pjesëtarë të komunitetit serb. Në nivel qarku ky numër arrin në 500. Në rastin kur janë të paktën 100 pjesëtarë, zgjidhet vetëm një përfaqësues i këshillit. Kjo vlenë për njësitë lokale, ku popullsia serbe e kalon pragun prej 1.5 për qind.

Këshilli i Komunave Serbe përbëhet nga kuvendi – organi më i lartë – në të cilin bëjnë pjesë anëtarët nga radhët e komunitetit serb, pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake. Ata zgjidhen në përputhje me statutin e këtij instrumenti. Kuvendi përbëhet nga 28 anëtarë dhe kryesohet nga presidenti i këshillit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *