KryesoreOpinion/Aktualitet

Çfarë do të thotë qëndrimi armiqësor i Hungarisë ndaj Kosovës?!

Shkruan Enver Bytyçi

Hungaria edhe sot votoi kundër avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Europës. Ajo ishte kundër pranimit të saj në Këshillin e Europës gjatë votimit në Asamblenë Parlamentare. Ndërkohë më 23 majin e shkuar votoi edhe kundër rezolutës së OKB-së për ta përkujtuar 11 korrikun si ditën e genocidit serb në Srebrenicë.

Çfarë sinjalesh po jep Budapesti në lidhje me shqiptarët dhe viktimat e luftës së tmerrshme që Serbia shkaktoi në dekadën e fundit të shekullit të kaluar në ish-Jugosllavi?! Janë sinjale destabilizimi të rajonit të Ballkanit. Mesa duket në Hungari ka interes të shtuar për ta nxitur Serbinë në aventura të reja kundër popujve të tjerë të rajonit. Nga një anë kjo është e motivuar me përpjekjet e Hungarisë që përmes një lufte të re të mundësojë shkëputjen e Vojvodinës nga Serbia dhe bashkimin e saj me Hungarinë.

Lexo më shumë  Kurti përkujton 100-vjetorin e zgjedhjes së Fan Nolit kryeministër të Shqipërisë: Dha shembullin e një burrështetasi

Por ky qëllim i Budapestit është i kalkuluar jo me aleatët euro-atlantikë. Kalkulimi është bërë me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin. Ndërkohë që për momentin kjo aventurë anti-shqiptare e Viktor Orban shfrytëzohet nga lidershipi serb. Por deri aty sa të realizojnë interesat e veta serbo-mëdha.

Pavarësisht të gjithave, bie në sy një marrëdhënie shumë e ngushtë midis treshes Edi Rama – Aleksandër Vuçiq – Viktor Orban. Serbia dhe Shqipëria i kanë hapur portat me gjithë kanatat e saj për investimet hungareze në këto dy vende. Bashkë me investimet hingareze kanë penetruar edhe investitorë rusë. Por në vendin tonë askush nuk shqetësohet për këto fakte. Gjithçka kalon si pa u vënë re.

Lexo më shumë  Osmani takohet me Rutte: Në të mirën e popullit të Kosovës dhe të ardhmes euroatlantike të saj

Kurse politika hungareze vazhdon operacionet e saj anti-shqiptare. Imagjinojeni: – Votojnë katër vendet që nuk e kanë njohur, pro avancimit të statusit të Kosovës në anëtar të asocuar të Asamblesë Parlamentare të NATOs, por nuk voton Hungaria, e cila zyrtarisht e ka njohur shtetin e Kosovës. Ky nuk është një paradoks i rastësishëm. Eshtë një kurth kundër Kosovës. Dhe kurthatorët nuk ndodhen vetëm në Budapest, por kryesisht në Beograd e pjesërisht edhe në Tiranë!

YouTube player