Bota

Çfarë do të ndodhë nëse ndërpritet gazi rus? Flet ekonomisti që parashikoi krizën e vitit 2008

Kanë kaluar më shumë se 60 ditë nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainë dhe që atëherë, shumë vende kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë. Objektivi është ndalimi i financimit të luftës së nisur nga Vladimir Putin dhe një nga masat e mundshme të propozuara nga Bashkimi Evropian është edhe embargoja e gazit që vjen nga ky vend.

Ndërkohë, vetë Moska ka ndërprerë furnizimin e dy vendeve evropiane: Polonisë dhe Bullgarisë, pasi nuk kanë pranuar të paguajnë gazin me monedhën ruse, rublën. Nga Kremlini sigurojnë se të njëjtin vendim do ta marrin edhe me vendet e tjera që kundërshtojnë pagesën e kontratave në monedhën vendase të Rusisë. Kjo masë do të ketë një ndikim të fortë në Evropë, veçanërisht nëse më në fund shtrihet edhe në shtetet e tjera të “Kontinentit të vjetër”.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Përballë një panorame të tillë, ekonomisti spanjoll Santiago Niño Becerra, në një intervistë për “Cadena SER”, siguron se ajo që ndodhi me Poloninë dhe Bullgarinë “është një goditje e madhe, gjëja më e keqe që mund të ndodhë”, duke marrë parasysh situatën aktuale të inflacionit në furnizim. Becerra është ekonomisti që parashikoi ardhjen e krizës financiare të vitit 2008.

“Pavarësisht se çfarë ka thënë qeveria polake, ne supozojmë se është e vërtetë se ajo ka 80% rezerva dhe do të vazhdojë të furnizojë me gaz. Por, masa ruse do të shkaktojë një rritje të jashtëzakonshme të pasigurisë, e cila do të prekë tregjet dhe jo vetëm tregun e energjisë”, shpjegoi Becerra.

Lexo më shumë  Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Përveç kësaj, ai shpjegon se Rusia nuk do të mbetet pa blerës për produktet që Evropa vë veton, sepse “do t’i blejë Kina”

“Të gjithë gazin, naftën, vajgurin dhe qymyrin do ta blejë Kina. Në këtë histori, kush do të humbasë më shumë? Evropa do të humbasë dhe për një kohë të gjatë. Ky ishte një problem i njohur me kohë dhe askush nuk i dha rëndësi”, thekson ekonomisti spanjoll.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *