Lajme

Çështja McGonigal/ Kujt ti besojmë CNN amerikan apo Bollinos italian?

Shtypi botëror dhe sidomos ai amerikan janë bombarduar me shkrime për skandalin McGonigal dhe lidhjen e ish zyrtarit të arrestuar të FBI-së me kryeministrin shqiptar. Por sa më shumë dalin fakte të reja përtej Atlantikut, aq më tepër mundohen ta relativizojnë këtë aferë gardistët e fjalës pranë Edi Ramës. Njëri prej tyre që ka shkëlqyer me zellin e tij këto ditë, është edhe italo-shqiptari Carlo Bollino. Një një editorial të titulluar:  Çështja FBI, drejtësia amerikane dhe inkuizicioni barbar i Berishës dhe Metës ai me një sërë spekulimesh mundohet ta shfryjë skandalin duke e paraqitur si një shpikje të krerëve të opozitës.

Lapsi.al ka marrë vetëm një nga shembujt manipulativë të analizës së Bollinos, ku ai thotë se lidhja mes McGonigal nuk u mbajt sekrete nga Rama. Ndonëse nuk i bëjnë përshtypje faktet se ambasada nuk u njoftua, se akuza thotë që takimet iu mbajtën sekrete FBI-së, se Rama rrallë ndonjëherë nuk botoi gjë në rrjetet e tij sociale, Bollino shkruan: ” Sa i takon marrëdhënieve të tij me Edi Ramën, gjithnjë New York Times kritikon akuzën kryesore të bërë nga Gran Giuri ndaj agjentit të FBI-së, pra që kishte fshehur këtë marrëdhënie njohje: Sipas të përditshmes amerikane Charles McGonigal i shkruante Ramës duke përdorur e-mailin e tij zyrtar dhe komunikonte me numrin e telefonit zyrtar (mjete komunikimi që Byroja mund ti verifikojë) dhe të paktën një herë, Rama me ftesë të Mc Gonigal, ka vizituar edhe selinë e FBI-së në New York duke ja prezantuar kolegëve të tjerë. Mbi çfarë bazohet pretendimi se kjo marrëdhënie njohje ishte mbajtur sekrete”?

Lexo më shumë  Pas votimit pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare, Haxholli: Serbia po i mban të bllokuar disa autobusë të Kosovës

Pra sipas italo shqiptarit Bollino lidhja ka qenë zyrtare dhe publike. Por ai manipulon në dy pika. Së pari sepse direkt pas paragrafit që ai ka vendosur të shkëpusë nga konteksti, NYT shkruan: “Por çfarëdo preteksti zyrtar që mund të kishte zoti McGonigal për ato udhëtime dhe takime, ato mund të kenë shërbyer si mbulesë për aktivitete të dyshimta”. Por më tej në një artikull të kësaj të hene CNN nuk ka më dyshime kur flet për :”raportin sekret që ai (McGonigal-shënim i Lapsi.al), mbante me kryeministrin e Shqipërisë”. Atëhere kujt ti besojmë, Bollinos që sapo ka hyrë në zyrat e reja, apo CNN? Kushdo e bën vetë zgjedhjen. /Lapsi.al

Lexo më shumë  Të rinjtë shqiptar po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *