Lajme

Çështja e dinarit, Kurti: Guvernatori i BQK-së nuk më raporton mua, por Kuvendit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se ka pasur përpjekje të vazhdueshme për ta vënë atë në një pozitë ku ai vendos për vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti tha se guvernatori i BQK-së nuk i raporton atij, por Kuvendit të Kosovës.

“Lidhur me çështjen e dinarit, që ne nuk e kemi ndaluar si të tillë, por si mjet pagese dhe kjo është bërë nga Republika e Kosovës, jo nga qeveria e Republikës, sepse është bërë nga Banka Qendrore e Kosovës me rregulloren e re. Ata janë edhe më lart se ne edhe para nesh në ecjen e mëtutjeshme. Ka pasur përpjekje të vazhdueshme që të më vendosin mua në një pozitë ku unë vendosi edhe për BQK-në, për vendimet e tyre e kështu me radhë. Kjo ndodh në shtetet diktatoriale, ne jemi shtet demokratik. Guverantori i BQK-së është votuar në të njëjtën sallë ku jam votuar edhe unë. Ai nuk më raporton mua, por kuvendit të Kosovës, nuk mund t’i vendosem sipër guvernatorit. Për çështje të cilat ka vendosur BQK dhe planet e zbatimit me faza e afate, përgjigjen ata. Ne jemi për t’i mbështetur ata, jo për t’i udhëhequr”, tha Kurti

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Rruga Press

YouTube player