KryesoreLajme

Certifikohen 48 pjesëtarë të rinj në Njësinë Speciale Operative të Policisë së Kosovës

Në kampin e Njësive Speciale në Vrellë është mbajtur sot ceremonia solemne e certifikimit të 48 pjesëtarëve të rinj të Njësisë Speciale Operative (NJSO), të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin bazik për operatorë të kësaj njësie elitare.

Në këtë ngjarje morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, drejtori i Departamentit të Njësive Speciale, kolonel Shabani, eprorë të Policisë së Kosovës, instruktorë, përfaqësues të Ambasadës Amerikane, KFOR-it amerikan si dhe zyrtarë të institucioneve shtetërore.

Lexo më shumë  Kush po pastron paratë e Call-Centerave mashtrues me bankën izraelite digjitale Jet Bank në Shqipëri

Gjatë ceremonisë u certifikuan gjithashtu pesë instruktorë të trajnimit themelor për NJSO-në, ndërsa u ndanë mirënjohje për instruktorët e angazhuar, për punën dhe kontributin e tyre në përgatitjen e kësaj gjenerate të re.

Policia e Kosovës bëri të ditur se kandidatët e certifikuar janë përzgjedhur ndër më të përgatiturit, më të qëndrueshmit dhe më të vendosurit, të cilët tashmë janë gati të përballen me sfida dhe detyra policore, në mbrojtje të rendit, ligjit dhe sigurisë publike, gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti: Abdixhiku i refuzoi të gjitha ofertat tona, Kosova po shkon drejt zgjedhjeve
YouTube player