Kuriozitete

Çernobili, qyteza fantazmë e “ngrirë në kohë” – imazhet e Pripyatit të braktisur pas shpërthimit reaktorit bërthamor

Libra me fotografi, kukulla të fëmijëve dhe qindra maska të gazit, janë disa prej gjësendeve që kanë mbetur të paprekura në qytezën fantazmë të Çernobilit, ku përmes një foto-kolazhi tregohet gjendja reale e këtij vendi.

Qyteti i Pripyatit në veri të Ukrainës, ishte evakuuar pas shpërthimit të reaktorit bërthamor të Çernobilit në vitin 1986, pavarësisht që dikur ishte shtëpia e mbi 50,000 banorëve dhe prej atëherë askush më nuk u rikthye, transmeton Telegrafi.

Eksploruesi urban Adam Mark nga Denbighshire i Uellsit, vizitoi këtë zonë për disa ditë dhe realizoi disa fotografi – që duket se gjithçka është “ngrirë” në kohë.

Fotografitë tregojnë edhe repartin e pediatrisë të një spitali, brenda të cilit asgjë nuk ka ndryshuar nga koha kur ndodhi shpërthimi.

Megjithatë koha e ka bërë të vetën dhe vegjetacioni ka mbuluar pothuajse edhe muret e objekteve të ndryshme, që nga koha e Bashkimit Sovjetik.

E pavarësisht që kanë kaluar 35-vite, në këtë vend kurrë më as edhe një banorë nuk është rikthyer nga frika se mund ta pësojë me jetë nga mbetet e radioaktive.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *