Sport

Ceremonia e “Golden Globes 2022” nuk do të transmetohet, gjithçka do jetë private

SHBA – Këtë vit, ceremonia e “Golden Globes 2022” nuk do të transmetohet dhe do të jetë një ngjarje tërësisht private. Këtë e bëjnë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, fituesit e këtij viti do të publikohen gjatë eventit 90-minutësh në faqen zyrtare të internetit të “Golden Globes”.

Organizata ka njoftuar se fituesit do të postohen edhe në Twitter. Kjo deklaratë vjen vetëm pak ditë para datës 9 Janar që është caktuar spektakli.

Lexo më shumë  Leverkuseni me Xhakën kampionë të Bundesligës gjermane, rekord historik me zero humbje

Ceremonia u anulua nga rrjetet televizive pasi shoqatës iu evidentua mungesë e diversitetit. Të martën, u njoftua se ky vit nuk do të kishte tapet të kuq, audiencë, shtyp apo prezantues të famshëm, por vetëm masa anti-covid.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *