Lajme

Çeku reagon pas provokimit të serbëve në Katar: Mesazhe gjenocidale

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku, ka reaguar pasi në zhveshtoren e Serbisë në Katar, të enjten është shfaqur një flamur me hartën e Kosovës në të dhe mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.

Çeku e ka quajtur të turpshëm veprimin e Serbisë, teksa ka kërkuar reagimin e FIFA-s.

“Pamje të turpshme nga zhveshtorja e Serbisë, duke shfaqur mesazhe urrejtjeje, ksenofobie dhe gjenocidale ndaj Kosovës, teksa shfrytëzojnë platformën e Kupës Botërore. Presim veprime konkrete nga FIFA duke marrë parasysh se FFK-ja është anëtar i plotë i FIFA-s dhe UEFA-s”, ka shkruar ai në Twitter.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Ndërkohë, Federata e Futbollit të Kosovës, të premten ka paraqitur ankesë në FIFA për veprimin, siç e ka quajtur ajo, agresiv, të Serbisë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës.

Provokime të serbëve janë bërë edhe jashtë ambienteve të mbyllura të stadiumit ku u luajt loja.

Tifozët serbë kanë mbajtur një flamur të tillë me hartën e Kosovës dhe mbishkrimin e njëjtë.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *