Ceku: Prishtina nuk zhvillohet pa zërin e grave. Pas 12 tetorit vazhdojmë bashkë për barazi reale
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Ceku, ka zhvilluar një takim me vajzat dhe gratë e kryeqytetit, ku është pritur me shumë entuziazëm dhe frymë pozitive.
Ceku theksoi se zhvillimi i Prishtinës nuk mund të ndodhë pa pjesëmarrjen aktive të grave në vendimmarrje, duke e cilësuar barazinë gjinore si një prioritet kryesor të qeverisjes së tij.
“Qyteti ynë nuk mund të zhvillohet pa zërin dhe pjesëmarrjen e grave. Prioritet i yni do të jetë barazia reale përmes punësimit, mbështetjes së bizneseve të drejtuara nga gratë dhe skemave konkrete që fuqizojnë ato”, u shpreh Ceku.
Ai shtoi se synon të ndërtojë një Prishtinë më të sigurt, më të barabartë dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët, duke falënderuar për mbështetjen e madhe në tubim dhe duke theksuar se pas 12 tetorit vazhdojnë bashkë për ndryshim e barazi.
Rruga Press

