KryesoreLajme

Çeku: Prishtina do të bëhet, zgjidhjet do t’i hartojmë bashkë me qytetarët

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, nëpërmjet një postimi në facebook ka thënë se kryeqyteti do të bëhet dhe se ky është një rrugëtim që bashkon vullnetet e njerëzve që duan këtë qytet.

“Prishtina mund të bëhet, Prishtina do të bëhet. Do ta bëjmë bashkë. Zgjidhjet konkrete për problemet e Prishtinës do t’i hartojmë bashkë me qytetarët. Ato do t’i zbatojmë serish bashkë me qytetarët”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  32 raste dhune policore të dokumentuara: Letra që i kërkon llogari institucioneve

Çeku ka falënderuar besimin nga partia e tij për këtë kandidaturë, teksa ka premtuar se këtë besim do ta kthejë në fitore dhe qeverisje të mirë.

“Angazhimi fillon sot. Për Prishtinën tonë. Të pastër e të gjelbër, me duar të pastra e vizion zhvillimor, me mirëqenje për të gjithë, sidomos për ata që kanë më së shumti nevojë. Për fëmijët tanë dhe ata që ende nuk kanë lindur”, ka shkruar Çeku.

Lexo më shumë  “Ndihem përgjegjës për ngjarjet”/ Ministri i Brendshëm i Francës jep dorëheqjen pas dhunës policore në protestat masive

Hajrulla Çeku ka qenë ministër i Kulturës së fundmi në mandatin e Qeverisë Kurti.

YouTube player