KryesoreLajme

Çeku: Plani investiv për Lojërat Mesdhetare 2030 po realizohet

“Pishina gjysmëolimpike në Podujevë po ndërtohet me një investim prej 4 milionë eurosh, që do të ofrojë kushte moderne për sportin e notit, e përshtatshme për stërvitje të përditshme dhe gara profesionale”, ka thënë ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, gjatë vizitës së sotme në Podujevë.

Lexo më shumë  Ajeti jep një lajm të mirë: Kosova ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në kontinent

 “Me vendosmëri po e realizojmë planin investiv për Lojërat Mesdhetare 2030. Në Podujevë ishim për të parë nga afër punimet për ndërtimin e pishinës gjysmë olimpike, një investim prej 4 milionë eurosh që do të ofrojë infrastrukturë moderne për sportin e notit, të përshtatshme si për stërvitje të përditshme, ashtu edhe për gara profesionale. Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin!”, është shprehur Çeku.

Për të njëjtin rast ka folur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. “4 milionë euro investim për sportin, për Podujevën, për Lojërat Mesdhetare 2030. Puna vazhdon”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player