KryesoreLajme

Çeku nga Kodra e Trimave: Koha për t’i kthyer borxhin Prishtinës me angazhim e investime

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Vetëvendosje, Hajrulla Çeku tha se ka ardhur koha t’ia kthejnë borxhin Kodrës së Trimave, me punë e angazhim.

Ai tha se plani i tyre i adreson çështjet më emergjente me të cilat përballen prishtinasit.

“Unë e kam shumë të qartë rrugën përpara. Ne e kemi edhe vizionin edhe dijen edhe guximin, edhe ekipin, ju kemi edhe juve. Prandaj s’ka që na ndalë në realizimin e planit tonë, e ky plan i yni i adreson çështjet më emergjente me të cilat ballafaqohen sot qytetarët e Prishtinës. Trafiku urban është diçka që ndikon në jetën tonë të përditshme pa dallim, mirëpo blerja e fundit e autobusëve ka ndodhur para më shumë se 10 vitesh e që nga ajo kohë nuk kemi asnjë zhvillim në këtë sektor. Me planin tonë që në vitin e parë të mandatit vijnë 30 autobusët e parë që kushtojnë 9 milion euro me kredi nga BERZH-i, në grupin e dytë të blerjes vijnë edhe mbi 100 autobusë të tjerë nga të cilët gjysma janë elektrik dhe me vlerën rreth 37 milion euro Në grupin e tretë të blerjeve vijnë edhe 100 e më shumë autobusë të gjithë elektrik, që Prishtina ta ketë një trafik urban efikas, të shpejt që nuk e ndotë ajrin e që i lidhë fshatrat me të gjitha lagjet e qytetit”, tha Çeku.

Lexo më shumë  Pas 23 vitesh në euro, apartamentet në Shqipëri fillojnë të shiten në lekë, ngrihen indirekt çmimet

Ai foli edhe për menaxhim më të mirë të mbeturinave me blerje të kontejnerëve e kamionëve të rinj.

Çeku tha se do të bëjë çmos ta zhdukë nga lista problemin me ujë të pijshëm, derisa foli edhe për reformën në arsim, tha se shkollat e Prishtinës do të bëhen të nivelit evropian, ndërsa premtoi nga dy çerdhe në secilën lagje.

Lexo më shumë  Kurti nga Manastiri: 118 vjet pas Kongresit, shqiptarët duhet të bashkohen përtej dallimeve

Rruga Press

YouTube player