Lajme

Çeku: Muzeu në Gjakovë do të kthehet në gjendjen origjinale, do ta funksionalizojmë sërish

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se ministria e tij do t’i marrë të gjitha masat për funksionalizimin e Muzeut të Muzikës në Gjakovë.

Ai ka thënë se përgjegjësit për djegien e këtij muzeu të mërkurën, duhet të dënohen.

Çeku ka theksuar se muzeu do të restaurohet.

“Jemi thellësisht të prekur nga krimi i mbrëmshëm ndaj trashëgimisë kulturore të Gjakovës. Të gjithë përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar. Ndërtesa e Muzeut të Muzikës, aseti Taphanja në Gjakovë do të restaurohet dhe do të kthehet në gjendjen origjinale. Pas restaurimit, si ministri do t’i marrim të gjitha masat për funksionalizimin e muzeut”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player