Lajme

Çeku: Janë mbi 1 mijë monumente që forcat serbe i kanë shkatërruar gjatë luftës, do të kërkojmë dëmshpërblim për to

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, deklaroi sot se në Kosovë janë mbi një mijë monumente të cilat janë shkatërruar nga forcat serbe gjatë luftës së fundit.

Në një konferencë për media, ministri bëri të ditur se Komisioni Shtetëror për Dokumentimin e Shkatërrimit të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës gjatë periudhës së luftës, tashmë ka hyrë në fazën finale të punës së tij.

Lexo më shumë  Ylli i kinematografisë shqiptare, Bujar Lako, sot do të mbushte 77 vjeç

“Databaza e cila është duke u populluar me monumentet e shkatërruara gjatë luftës ka kaluar numrin një mijë të aseteve të shkatërruara në mënyrë të qëllimshme nga forcat serbe”, tha Çeku para mediave.

Ai shtoi se Komisioni në fjalë është duke punuar me dinamikë të shtuar për ta prodhuar draftin e parë të raportit dhe për të nxjerrë “faturën” e dëmshpërblimit që do t’i dërgohet Serbisë.

Lexo më shumë  Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Ministri mes tjerash foli edhe për fushatën publike që dikasteri i cili udhëheqë ka nisur për kthimin në Kosovë të artefakteve të vjedhura nga Serbia.

“1247 artefakte që mbahen padrejtësisht në muzeun e Serbisë do të jenë pjesë e raportit”, përfundoi Çeku.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *