KryesoreLajme

Çeku: DokuFest, një urë kulturore që lidh Kosovën me botën

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se Festivali i Filmit DokuFest 2025, për nëntë ditë me radhë, ka shndërruar kinematë e Prizrenit në hapësira që lidhin botën me qytetin.

Ai ka theksuar se ky festival ka sjellë mbi 100 filma, mijëra njerëz, energji e magji.

Lexo më shumë  Nafta shkon 229 lekë, qeveria shqiptare nuk merr as edhe një masë të vetme

“Krahas programit të pasur kulturor, Dokufest për dy dekada ka shërbyer si një stimulues i rëndësishëm ekonomik në vendin tonë”, ka shkruar ai.

Çeku tha se gjatë mandatit të tij, festivali dhe organizatat e skenës së pavarur kanë gëzuar mbështetje institucionale më të madhe se kurrë më parë.

“Mirënjohje për çdo individ e organizatë që punon me pasion për kulturën, politikat tona do të vazhdojnë të ndjekin frymën tuaj”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Basha: Wizz Air hap bazën e dytë në Prishtinë, shtohen pesë linja të reja drejt Evropës

Rruga Press

YouTube player