Lajme

Çeku: Debati për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës ka origjinë në Serbi

Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku përmes konferencës për medie ka thënë se debati i ditëve të fundit në lidhje me objektin që njihet si shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë ka origjinën në Serbi.

Çeku deklaroi se situata e krijuar është e panevojshme dhe duhet të tejkalohet sa më shpejt.

Ai tha se populli shqiptar e ka dëshmuar angazhimin anti-fashist dhe ndihmën që u ka dhënë hebrenjve.

“Duhet thënë qartë, ta përsërisim, që populli shqiptar ka dhënë dëshmi të panumërta historike për angazhimin anti-fashist dhe angazhimit në mbrojtje dhe në shpëtim të popullsisë hebre. Debati i ditëve të fundit ka origjinën në Serbi”, u shpreh Çeku.

Lexo më shumë  Deputeti finlandez: Serbia nuk mund të ndikojë te shumica e shteteve kundër Kosovës në KiE

Ai shtoi se përmes këtij debati është tentuar të fabrikohet një narracion që paraqet Kosovës si mohuese të Holokaustit.

“Një shtet që mohimin e gjenocidit dhe rehabilitimin e kriminelëve e ka politik shtetërore tenton ta fabrikojë një narracion duke e portretizuar Kosovën si mohuese të Holokaustit ose duke e paraqitur projektin si përpjekje për revizionizëm ose rishkrim i historisë”, theksoi ministri Çeku.

Lexo më shumë  “E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanoviqit

Tutje, Çeku shton se faktet historike janë kokëforta dhe nuk janë në anën e Serbisë.

“Ky është një narracion i gënjeshtërt që vjen nga Serbia, sepse faktet historike janë kokëforta dhe qartësisht nuk janë në anën e Serbisë. Edhe faktet aktuale, e përgënjeshtrojnë këtë narracion. Ky është një monument me pronësi publikë, ka qenë edhe shtëpi e shëndetit, ka vlera të mëdha estetike, arkitektonike, shoqërore e të tjera”, tha Çeku gjatë konferencës për medie.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *