KryesoreLajme

Çeku: Brenda pesë viteve do të ndërtohen dhe rinovohen 27 stadiume


Brenda pesë viteve të ardhshme në Kosovë planifikohet të ndërtohen dhe rinovohen 27 stadiume, duke përfshirë edhe stadiumin nacional.

Ky është plani që e ka zbuluar ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Çeku ka thënë se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), UEFA-n, FIFA-n dhe 16 komuna të Kosovës për zbatimin e këtij projekti, në mënyrë që Kosova të jetë gati me infrastrukturë sportive për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.

Lexo më shumë  Vitia: IVF-ja pritet të nisë në QKUK në fillim të dhjetorit

Në kuadër të planifikimeve që do të ndërtohen dhe rinovohen janë, si; stadiumi i qytetit në Ferizaj, stadiumi i qytetit Pejë, stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren, Parku dhe Palestra e sportit, Gjilan, stadiumi i qytetit Suharekë, Pishina gjysmë-olimpike në Podujevë, Stadiumi i qytetit të Gjilanit, zgjerimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, Palestrat e xhudos (doxho) në qendrat nacionale, pastaj stadiumi i Atletikës në Kamenicë, Palestra e gjimnastikës në Fushë Kosovë, si dhe sStadiumi i qytetit në Rahovec.

Lexo më shumë  Haxhiu priti në takim krerët e sistemit të drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtarë, biseduan për reformën në drejtësi

Rruga Press

YouTube player