Bota

Çekia bëhet me kryeministër të ri – ai vetveten e quan James Bond

Republika Çeke së fundmi është bërë me kryeministër të ri dhe kështu doli nga rrethi vicioz i sundimit të miliarderit kundërthënës, Andrej Babis. Petr Fiala, i cili dikur e quante veten James Bondi i Çekisë, tani ka mundësinë të tregojë një aftësi që edhe vetë aktori amerikan do t’ia kishte zili.

Fiala tashmë ka një punë të madhe para vetes – në zgjedhje, ai udhëhoqi një bllok prej pesë partish opozitare të qendrës dhe qendrës së djathtë, të cilat e rrëzuan Andrej Babishin.

Edhe pse emërimi i pasuesit të Babisit zgjati disa javë, Fiala është një burrë në një mision jetësor.

Ai e mori detyrën në një mënyrë jashtëzakonisht të pazakontë, duke qenë se presidenti çek, Milos Zeman aktualisht ndodhet në izolim për shkak të një testi pozitiv për coronavirus, ndaj emëroi kryeministrin e ri nga një kuti xhami.

Skena la shumë njerëz pa fjalë, por mesazhi është i qartë – Babis duhej të largohej me çdo kusht.

“Ne i kemi dhënë Republikës Çeke një shans për një të ardhme më të mirë. Ky është ndryshim, ne jemi ndryshim, ju jeni ndryshim”, tha Fiala.

Lexo më shumë  I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Ky i fundit është një person që ruan privatësinë e tij, ndaj publiku nuk di shumë detaje për kryeministrin e ri. Ky mund të mos jetë një handikap i madh, duke qenë se fakti më interesant për të është shumë i njohur.

Ai hyri në politikë si profesori i parë i shkencave politike në Çeki pas rënies së komunizmit dhe është një adhurues i madh i filmave të James Bond. Jo vetëm kaq, ai disi e sheh veten si heroi i filmave aksion.

“Unë jam, në fakt, James Bond. Ai mund të gjuajë mirë, dhe unë mundem. Ai gjithashtu flet shumë gjuhë dhe është i arsimuar mirë dhe shpresoj ta realizoj edhe këtë”, ka thënë Fijala.

Kreu i qeverisë çeke është një dashamirës i pasionuar i letërsisë, por edhe një futbollist amator që dikur shpresonte të bënte karrierë sportive.

Si çdo entuziast i futbollit, edhe për të ishte shumë e vështirë pandemia e coronavirusit, por ka edhe tema të rëndësishme.

Lexo më shumë  Cameron: Britania do ta ndihmojë Ukrainën sa të jetë e nevojshme

“Unë me të vërtetë e dua futbollin, por nuk e kuptoj pse tifozët mund të vijnë në stadium dhe të mos i kthejnë të gjithë fëmijët në shkollë”, shkroi Fiala në Twitter në prill të këtij viti.

Ai u rrit në një familje konservatore, në të cilën dreka shtrohej pikërisht në mesditë me tingëllimën e kambanave të kishës dhe edukimi ishte i domosdoshëm.

“Në familjen tonë ishte normale të kishim arsim universitar, të bënim një jetë kulturore dhe të interesoheshim për çështjet publike dhe politike. Unë jam rritur në një frymë demokratike. Për mua demokracia dhe liria janë diçka që e kam konsideruar të drejtë që kur kam qenë fëmijë”, tha ai.

Edhe pse pjesën më të madhe të jetës e kaloi si profesor universiteti dhe ushqeu një pamje të tillë, ai u ndikua shumë edhe nga sporti. Përveç futbollit, ai është edhe adhurues i tenisit, skijimit, notit dhe qitjes – në stilin e Bond-it.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *