Lajme

Çdo gjë është djegur, një ditë pas tmerrit në Spitalin Modular në Tetovë

Gërmadhat me gjësende të djegura rikujtojnë tmerrin e natës së trishtueshme që u mori jetën së paku 14 pacientëve me koronavirus.

Krevatet dhe orenditë e djegura të spitalit tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Spitalin Modular për Covid të Tetovës.

Pamjet ishin mjaft të rënda dhe shqetësuese.

Njerëzit vraponin pas të afërmve të tyre t’i gjenin për t’i ndihmuar. Britma dhe të qara te shumta, mes të cilëve edhe një fëmijë i cili kërkonte prindërit e tij.

Lexo më shumë  Sveçla pas mbylljes së njësive të Bankës Kursimore në veri: Sundimi i rendit dhe ligjit, qëllimi ynë

Pos familjarëve, thuajse i tërë qyteti erdhi, për të ndihmuar.

Erdhën edhe funksionarët shtetëror. Autoritetet kanë angazhuar pesë prokurorë për të hetuar se si u shkaktua zjarri.

Ekspertët e hetuesisë prej mbrëmë kanë ardhur dhe vazhdojnë edhe sot të mbledhin prova.

Ende askush zyrtarisht nuk mund të thotë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin- si ndodhi. Zyrtarët ndërkohë kanë bërë thirrje që të priten ekspertët derisa ta kryejnë punën e tyre.

Lexo më shumë  I arratisuri Sekiraqa është strehuar në Hotelin e Radojçiqit në Kopaonik të Serbisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *