Lajme

Çanak: Në Kosovë s’ka manastire serbe, ato janë manastire ortodokse të përvetësuara nga Serbia

Politikani serb Nenad Çanak, ish-kryetar i Kuvendit të Vojvodinës, në një intervistë për “TV Happy” ka thënë se nuk ekziston asnjë manastir serb në Kosovë. Ai ka thënë se manastiret në Kosovë janë ortodokse, por u përvetësuan nga serbët.

“Mashtrimi më i madh është tek identiteti ta quajmë i popullit serb, i cili përmes falsifikimeve po shfrytëzohet për synime politike. Siç e di unë dhe siç e di edhe ti, në Kosovë nuk ekziston asnjë manastir serb. Ato janë manastire ortodokse. Manastire ortodokse. Pastaj është gjë tjetër që serbët ato i përvetësuan. Në çdo shkrim deri në shekullin e XIX njerëzit janë identifikuar, sipas religjionit, sepse nuk ka pasur kombe. Kombet janë themeluar në shekullin e XIX”, tha Çanak 63-vjeçar.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Ai para dy vjetëve kishte vizituar me djalin e tij varrezat në Mejë të Gjakovës.

Çanak në disa raste kishte thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe se Serbia duhet ta pranojë realitetin e ri të krijuar në Ballkan.

Rruga Press

YouTube player