KryesoreLajme

Cameron pritet nga komandanti i KFOR-it

Ministri i Punëve të Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, gjatë qëndrimit në Kosovë ka vizituar edhe kampin e KFOR-it, ku është pritur nga komandanti Ozkan Ulutas.

“Komandanti i KFOR-it , Ozkan Ulutas, priti Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron në kampin ‘Film City’, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin për media.

Cameron ka mbërritur në Kosovë të mërkurën ku është pritur nga homologia e tij, Donika Gërvalla.

Lexo më shumë  Vlonjatët po ikin nga Vlora/ Më pak nxënës në klasën e parë, në bankat e shkollës dhe fëmijë ukrainas

Vizita e Cameron do të jetë njëditore, ku përveç me Gërvallën, ai është takuar edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pas përfundimit të takimeve me liderët e shtetit, ai tha se Mbretëria e Bashkuar është krenare për partneritetin e saj të vazhdueshëm me Kosovën dhe një mbështetëse e gjatë e pavarësisë së saj.

Rruga Press

Lexo më shumë  Arsimi publik falas, por hyrja shtrenjtë! Sa kushton dita e parë e shkollës? Mesatarisht 34 mijë lekë për një fëmijë
YouTube player