Caktohen masat për 3 spiunët e dyshuar që tentuan të hynë në Uzinën e Gramshit
Arrest me burg për 3 spiunët e dyshuar që tentuan të hynë në Uzinën e Armëve në Gramshit.
Gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatëve për masë më të butë për tre të huajt.
Avokatët e dy rusëve dhe e ukrainasit kanë kërkuar detyrim paraqitjeje.
Sipas Gjykatës arrestimi i tre shtetasve të huaj është i ligjshëm.
Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fedir Alpatov u arrestuan pasi tentuan që të hynin në ambientet e uzinës, ndërsa një prej tyre sulmoi edhe dy ushtarët që ruanin godinën, Adrian Xhaka dhe Aldo Bici.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi konsiderohet që ka sekret shtetëror të hetimit.
Rruga Press