KryesoreLajme

Cakolli: Me votim të fshehtë, Albulena Haxhiu mund të zgjedhet kryeparlamentare

Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se Albulena Haxhiu ka gjasa se do të mund të zgjidhej kryetare e Kuvendit të Kosovës nëse do të kishte votim të fshehtë.

Në emisionin “Kiks Kosova” në Klan Kosova, ai ka theksuar se do të kishte gjasa që të ketë ndryshime të votave të disa deputetëve nga partitë e tjera, si dhe nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Lexo më shumë  Gjenerali amerikan nga i Komandës Evropiane të Ushtrisë së ShBA-së, takon komandantin e Jashari në vizitën e tij të fundit: E falënderon për bashkëpunimin

“Unë besoj se ka gjasa që mund të votohet zonja Albulena Haxhiu, janë dy faktorë në radhë të parë, disa prej deputetëve të komuniteteve jo shumicë nuk janë të prerë në qëndrimet e tyre për votën e me Haxhiun”.

“Por në anën tjetër janë disa deputetë që të paktën kanë pasur qëndrime jo aq në linjë me partitë e tyre, sidomos një apo dy në radhët e LDK-së, dhe një apo dy të tjerë në radhët e PDK-së”.

Lexo më shumë  Kurti vendos gurthemelin e zgjerimit të stadiumit `Ferki Aliu` në Vushtrri

“Besoj me këtë trendin e zvarritjes së situatës duket edhe me opsionin që është përmendur publikisht nga Z. Haxhiu që të kemi zgjedhje lokale dhe nacionale në të njëjtën ditë”, ka thënë Cakolli.

Rruga Press

YouTube player